Kulturë

Qyteti i Prizrenit synon ta bëjë kulturën shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik e social

Descriptive Text

Strategjia për kulturë e periudhës 2017-2020 synon vendosjen e kulturës si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të Komunës së Prizrenit dhe zbatimi i saj parasheh reformim në mënyrën e qeverisjes dhe buxhetimit të kulturës në nivel lokal.

Këto u thanë gjatë një tryeze në të cilën u prezantua drafti i këtij dokumenti. Bartësit e procesit të hartimit të strategjisë për kulturë të qytetit të Prizrenit, para përfaqësuesve të pushtetit lokal, institucioneve publike të kulturës, organizatave joqeveritare dhe aktorëve tjerë kanë paraqitur punën e deritanishme që është bërë duke përshkruar edhe bazat dhe planet mbi të cilat është ndërtuar strategjia, synimet, masat si dhe veprimet, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Strategjia komunale e Prizrenit për kulturë 2017-2020 është një strategji gjithëpërfshirëse e Komunës së Prizrenit në fushën e kulturës, që synon vendosjen e kulturës ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të Komunës së Prizrenit, përmes orientimit rreth një vizioni të arritshëm dhe objektivave që çojnë në realizimin e tij”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Kujtim Gashi.

Koordinatorja e RrOK-ut, Malbora Krajku, ka shpjeguar se procesi i hartimit të strategjisë përbëhet nga hulumtimet, intervistat, punëtoritë, debatet dhe aktivitetet e ndryshme, në të cilat kanë marrë pjesë aktorë të ndryshëm.

Koordinatori i procesit, Ares Shporta, ka theksuar se për implementim të kësaj strategjie parashihet një reformë në mënyrën e qeverisjes dhe buxhetimit të kulturës, e cila kërkon pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm komunalë dhe të pavarur në planifikim kulturor.

Tutje ka shpjeguar se miratimi i kësaj strategjie dhe themelimi i Këshillit për Kulturë janë dy nga katër parakushtet themelore për anëtarësimin e Komunës së Prizrenit në nismën globale të qyteteve “Agjenda 21 për kulturën” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.