Kulturë

Koncertet e muzikës bashkëkohore zhvendosen në hapësira jotradicionale

Shfrytëzimi i objekteve të braktisura apo hapësirave jotradicionale për koncerte ka nisur të bëhet trend në prezantimin e muzikës bashkëkohore nëpër botë.

Kësaj nisme këtë vit po i bashkohet edhe Kosova, falë konceptit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, i cili do të “braktisë” hapësirat, të cilat i ka shfrytëzuar zakonisht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kompozitori e dirigjenti amerikan, Gregory Charette, gjatë ligjëratës që e mbajti të shtunën në Prishtinë, foli pikërisht për këtë temë duke e marrë shembull sesi funksionon ansambli i tij “Oerknal!” ,i cili eksperimenton me modele të reja të interpretimit të muzikës dhe në fokus e ka muzikën bashkëkohore.

“Rimendimi i eksperiencës muzikore” është titulluar prezantimi i tij, i cili njëherësh i parapriu edicionit të 12-të “DAM-it” që do të nisë me datën 31 të muajit mars. Kjo ligjëratë zuri vend në objektin e braktisur që ndryshe njihet si “Klubi i Boksit”, vendi, ku do të mbahet pjesa më e madhe e koncerteve të “DAM”-it të sivjetmë.

Ky vend, Charettes-it, i ka ngjasuar me objektin ku ansambli i tij kishte performuar për herë të parë. Ai ka dhënë disa shembuj përse hapësira të tilla jotradicionale dhe jo të zakonshme për koncerte janë të përshtatshme për muzikën bashkëkohore. E përveç daljes nga sallat, ai e ka edhe një qasje krejt tjetër për muzikën.

Gjatë ligjëratës së tij ai ka shfaqur për publikun disa video të shkurtra të koncerteve të ansamblit të tillë, nëpër lokacione të ndryshme, për të treguar se si mund të shfrytëzohen edhe hapësirat më të vogla. Por ligjërata nuk ka qenë arsyeja e vetme që ai e ka vizituar Kosovën. Charette, të martën do të drejtojë koncertin e radhës së Filarmonisë së Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Image