“Notes on Beautiful Resignation” për agoninë e ndërkombëtarëve në Kosovë

“Notes on Beautiful Resignation” për agoninë e ndërkombëtarëve në Kosovë

07 June 2017 09:44

Dyshja Albert Kuhn e Pol Bargués për të parën herë ka bërë film në Kosovë më 2011. I titulluar “3 Kosovos”, projekti i tyre ishte një elegji për tre djem të rinj kosovarë që vallëzojnë në muzg, derisa diskutojnë për të ardhmen e tyre.

Kanë bërë film edhe për rebelimin në Saharën Perëndimore, peshkatarët në Palestinë e një për luftën kundër kompanive minerare në Chiapas. Së fundi i janë rikthyer Kosovës, me filmin e shkurtër dokumentar “Notes on Beautiful Resignation” (Shënime mbi dorëheqjen e bukur), ngjarjet e së cilit janë reale, por personazhi fiktiv, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmi që dokumenton vizitën e hulumtuesit Bruno Pisa (që luhet nga Pol Bargués) në Prishtinë, do të jepet premierë në Barcelonë, në festivalin “Barcelona Creative Commons Film Festival”, të dielën e kësaj jave. Edicioni i tetë i këtij festivali do të hapet sot dhe deri më 11 qershor shfaq filma në hapësira të ndryshme të Barcelonës, duke u fokusuar në kinematë më të mira.

Regjisori e producenti i filmave jofiktivë, Albert Kuhn, ka thënë se i gjithë filmi shtjellohet rreth hulumtuesit akademik Bruno Pisa, i cili mbërrin në Prishtinë me një mision.

Dardan Selimaj ka thënë se për të angazhimi në realizimin e “Notes on…” ka qenë përvojë e mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme