Kulturë

I përgatitur për të qenë president

Descriptive Text

Ai na ngazëllen sot e gjithë ditën. Të gjithë ata janë kështu, fisi fatkeq Kennedy, llastarë ikanakësh katolikë të Irlandës duke u orvatur të zënë vend në Bostonin e ndaluar protestant të shekullit të 19-të, duke i shtyrë fëmijët në majat e pushtetit dhe famës në Amerikën e shekullit të 20-të, derisa i dyti djalë John Fitzgerald Kennedy shkurtazi shkeli botën si president i Shteteve të Bashkuara – para se të bëhej i treti nga katër pasardhësit e patriarkut që patën një vdekje të parakohshme e të dhunshme.

Të tjerë autorë, veçmas Robert Dallek në biografinë e tij të vitit 2003 për Kennedyn, kanë qenë në gjendje të kronikojnë këtë sagë epike, por askush nuk e ka thënë tregimin e viteve formuese të presidentit të 35-të më mirë sesa historiani nga Harvardi, Fredrik Logewall në “JFK”, i pari nga dy vëllimet e projektuara, shkruan “The New York Times”, transmeton KOHA.

Këtu ai sjell rrëfimin nëpërmjet ofertës së dështuar të nominimit për zëvendëspresident të demokratëve më 1956, duke përgatitur skenën për ngritjen e tij drejt presidencës katër vjet më vonë.

Pashmangshëm, patriarku mbizotëron gjysmën e parë të librit. Marramendshëm i kamur qysh kur ishte 30-vjeçar, Joseph P. Kennedy Sr. rriti nëntë fëmijët Kennedy në një larvë të luksit të pafundmë dhe privilegjeve flagrante. Por ai ishte edhe mbështetës i dhembshur dhe, kjo duhet të theksohet, goxha mendjemprehtë dhe atdhetar.

Në djemtë e tij ai inkurajoi – në të vërtetë kërkoi – ambicie politike. “Të thuash atë që do dikush për Joseph P. Kennedyn”, vlerëson Logevall, “nuk është se çdo baba multimilioner që ka një interes të tillë në fëmijët e vet, që beson në ta aq ethshëm dhe i cili, tok me të shoqen, thadron në ta, qysh nga mosha e re, një përkushtim të vendosur për shërbimin publik”.

Mes miteve të ndryshme që shemb Lovevalli është e thëna se Jack Kennedy iu kthye karrierës politike vetëm pasi i biri i tij i dashur, Joe Jr., me gjasë varka kryesore për gjakimet politike të familjes, u vra në një aksion në Anglinë jugore më 1944.

Përkundrazi, Logevalli me pedantëri dokumenton thellimin e vazhdueshëm të interesit të Jackut për politikën – veçmas gjeopolitikën – duke filluar madje që nga fëmijëria. Ai “kullufiste libra”, kujtonte e ëma e tij; e motra e tij, Eunice, e kujtonte atë si anëtarin e vetëm të familjes “që interesohej për gjithçka” (derisa kamponte në Ishujt Solomon gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai lexoi “Luftën dhe Paqen” të Tolstoyt).

Nga një moshë e re dhe gjithnjë e më shumë gjatë kohës, ngulmon vazhdimisht Logevalli, Kennedy lexonte shumë, mendonte e vendoste për veten, duke përcaktuar rrjedhën e jetës së tij dhe në mënyra të pafundme ai qe vetja, e sigurisht jo i ati.