“Death of Kosova” protestë për shkaktarët që po mbysin shtetin

“Death of Kosova” protestë për shkaktarët që po mbysin shtetin

26 February 2017 20:46

Artisti Kushtrim Mehmeti është i pakënaqur me rrugën që po ecë Kosova.

Në një rrugë në Skenderaj ai ka bërë një ndërhyrje artistike. Instalacionin e tij e ka titulluar “Death of Kosova” (Vdekja e Kosovës). Zonën e ka rrethuar me shirit, aso që policia rrethon “zonën e krimit”.

Me numra që përdoren për të identifikuar shkaktarët e gjurmët e vdekjes i ka emëruar. I ka lënë pesë sosh: 1. Korrupsioni; 2. Krimi i Organizuar; 3. Politikanët; 4. Papunësia dhe 5. Edukimi.

Krejt këto i ka vendosur brenda një harte të vizatuar nga Dardan Rushiti, i cili po ashtu ka bërë edhe fotografinë e aksionit.
 

Në një prononcim për portalin Koha.net, Mehmeti ka treguar për zanafillën e idesë së tij.

“Pas 9 vitesh si shtet Kosova çdo ditë e më shumë po ecën në drejtim të kundërt të aspiratave të saj, andaj si artist i brengosur thellë me gjendjen e vendit tim, në kuadër të një fushate ‘Protestë përmes Artit’, realizova një skenë të krimit i cili shpreh vdekjen e Kosovës së bashku me të gjeturat në vendin e krimit, ku me numra renditen gjerat që e vranë shtetin tonë”, ka thënë Mehmeti për portalin Koha.net. “Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë plagët më të thella të cilat janë vdekjeprurëse dhe këto pasohen nga politikanët, papunësia dhe edukimi”, ka thënë tutje ai.

Mehmeti ka treguar se ky instilacion “do të lëvizë” edhe në qendrat kryesore të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme