Kulturë

“Tenet” teston dëshirën e fansave për hapje të kinemave

Shpresat e Hollywood-it po drejtohen në hapjen e “Tenet”, të mërkurën, teksa traileri i Christopher Nolan testoi “dëshirën” e fansave të filmave, që të rikthehen në kinema, si dhe shpëtimin e industrisë së filmit që u dëmtua shumë nga pandemia COVID-19.

Filmi tashmë ka marrë kritika të mira, por fansat mund ta kenë më të vështirë, për shkak të ndryshimit që kanë pasur.

Aktori Tom Cruise, të cilit “Top Gun: Macerick” iu shty shfaqja për publik në fillim të kësaj vere, iu dhurua një maskë që të merrte pjesë në paraqitjen “Tenet”, në Londër.

“Është mirë të ktheheni në kinema njerëz”, tha ai.

Kritiku i filmit Kaleem Aftab tha “Tenet”, që i kushtoi AT&T Warner Bros më shumë se 200 milionë dollarë të bëhej, ishte pikërisht filmi që i duhej kësaj industrie.

“Tenet është një film i bërë me shumë shpenzime, me shumë shpërthime e zhurmë të madhe, pikërisht çfarë ne presim nga Christopher Nolan, regjisori i filmave ‘Interstellar’, ‘Inception’ dhe ‘Dunkirk’”, thotë ai.

Përderisa kinematë mundohen të hapen në mbarë botën, ato po mbështeten në masat për mbrojtje nga COVID-19, bashkë me disa shfaqje të filmave si traileri i Russel Crowe “Unhinged”. Filmat e tjerë do të shfaqen drejt në platformat e transmetimit online, sikurse filmi “Mulan”, që u shfaq në platformën Disney+.

Image