QKK shpall 7 projektet e metrazhit të gjatë që i mbështet

QKK shpall 7 projektet e metrazhit të gjatë që i mbështet

05 qershor 2017 14:50

Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e këtij viti, përkatësisht juria vlerësuese për projektet e metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe koproduksion minor, e përbërë nga: Isa Qosja, Sevdije Kastrati, Bernd Buder, Zeynep Atakan, Artur Tahiraj, Dritan Huqi, Ramadan Musliu, pasi shqyrtuan projektet e paraqitura në konkurs, vendosën t’i mbështesin këto projekte:

Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë – artistik janë mbështetur 3 projekte:

‘Hana’ me skenar nga Fadil Hysaj, regji nga Ujkan Hysaj dhe producent Kushtrim Koliqi.

‘Mbylle Derën’ me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi dhe producent Mirsad Lushtaku.

‘Kodra e Diellit’ me skenar dhe regji nga Blerim Gjoci dhe producent Lumbardh Kukaj.

Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik – debutant është mbështetur projekti filmik:

‘Familja’ me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu dhe producent Bardhyl Bejtullahu.

Ndërsa në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik – Koproduksion Minor, juria vendosi të mbështes 3 projekte:

‘Nji prej nesh’ me skenar dhe regji nga Ergys Meta dhe producent Agron Kryeziu,

‘Bolero në vilën e pleqve’ me skenar nga Lindita Jaupaj - Fejzaj dhe Spartak Pecani, regji nga Spartak Pecani, me producent Adrian Morina, dhe

‘Happiness’ me skenar dhe regji nga Borjan Zafirovski dhe producente Vjosa Berisha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme