Shqipëria mes 80 kulturave në Karnavalet e Berlinit

Shqipëria mes 80 kulturave në Karnavalet e Berlinit

05 qershor 2017 12:34

Shqipëria u përfaqësua në Karnavalet e Kulturave në Berlin, mes 80 vendeve dhe kulturave të ndryshme që parakaluan në rrugët e qytetit gjerman.

Fotot e shqiptarëve, që parakalojnë në rrugët e Berlinit të veshur me kostume popullore kombëtare janë shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga studiuesi dhe albanologu, Robert Elsie, transmeton atsh.

Karnavalet e kulturave në Berlin është një nga karnavalet më të reja në botë dhe është bërë një nga aktivitetet më popullore dhe më të mirëpritura të qytetit që prej vitit 1996.

Ato organizohen çdo vit në fund të pranverës, si aktivitet që feston diversitetin e kulturave në qytet. Kuzhina ndërkombëtare e ushqimi i veçantë, muzika e kërcimet, parada e 80 vendeve dhe kulturave të ndryshme, kanë bërë që Berlini të jetë në qendër të vëmendjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme