Kulturë

Kadare e vlerëson Ramadanin si shkrimtar serioz

Descriptive Text

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, i ka konsideruar të pakuptimta polemikat rreth çmimit “Kadare” që iu nda shkrimtarit kosovar, Musa Ramadani, për romanin e tij “Profeti nga Praga”. Siç raportojnë mediat nga Tirana, Kadare e ka cilësuar Ramadanin si shkrimtar serioz.

Ramadani para një jave u shpall laureat i tretë i Çmimit, por ky vlerësim u shoqërua me reagime e kritika. U kritikua juria me kryetar, shkrimtarin Bashkim Shehu, dhe anëtarë Ledia Dushin, Ylljet Aliçkajn, Mirela Oktrovën dhe Agim Baçin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetë njëri prej kundërkandidatëve të Ramadanit, Virion Graçi, kishte reaguar duke thënë se librat fitues të çmimit “Kadare” , “kanë dështuar në treg” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.