Kulturë

“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” me të vërtetat historike të dy popujve

Me qëllim të mbledhjes së dëshmive që tregojnë për historinë njëmijëvjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve, Petrit Imami, para tri dekadave do ta niste hulumtimin për gjetjen e fakteve që nxjerrin në pah një të vërtetë që nuk gjendet në librat ose literaturën e asnjërës palë.

Imami, në dy vëllime, sjell të vërtetat mbi krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas. Po ashtu pasqyron edhe bashkëpunimet që të dy popujt kanë pasur gjatë shekujve në luftëra me të tjerët. Imami e nis këtë rrugëtim prej kohës së mbretërisë së Car Dushanit, për të kaluar më pas në pushtimin e Perandorisë Osmane, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vazhdon me Luftën Parë e të Dytë Botërore, luftërat Ballkanike dhe atë të fundit, të viteve 1998-1999. Në më shumë se 1 mijë e 200 faqe, me materiale të shumta arkivore e kërkime, ai ia prezanton popullit shqiptar dhe atij serb të vërtetat historike në detaje.

Vëllimin e parë të librit “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, Imami, i cili jeton në Beograd, e kishte botuar në vitin 1998, ndërsa të dytin në vitin 2000. Tani ai është duke punuar në vëllimin e tretë. Këto dy vëllime janë përkthyer nga gruaja e tij Naile Imami në gjuhën shqipe dhe botimi i tyre u promovua në Beograd.

Drejtori i “Samizad B92” Veran Matiq, njëherësh edhe botues i librit, ka thënë se “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” është më se i nevojshëm që të lexohet në këtë kohë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.