Kulturë

Pezullohen procedurat për projektin e Muzeut të Arteve Bashkëkohore

Pikërisht në kohën kur Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve ka paralajmëruar se do të bëjë hapa konkretë për Muzeun e Arteve Bashkëkohore - projekt ky i hartuar qysh më 2007 - Komuna e Prishtinës ka marrë vendim të pezullojë procedurën.

Nëpërmjet një vendimi, Drejtoria për Urbanizëm e kryeqytetit ka nxjerrë konkluzion që të “pezullohet procedura e vendosjes së çështjes administrative sipas kërkesës së Ministrisë së Kulturës për caktimin e kushteve ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor për ndërtimin e ndërtesës së Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Prishtinë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ideja është që ky objekt të zërë vend në hapësirën afër Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, në një pjesë të së cilës qysh më 2009 qenë hapur themelet për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova”. Në dhjetor të vitit që shkoi MKRS-ja kishte kontraktuar një kompani që të bëjë studimin e fizibilitetit në parcelën prej 2.4 hektarësh.

Nëpërmjet vendimit të datës 26 prill të këtij viti, lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës është nxjerrë konkluzioni që, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, e pengon projektin që është në dobi të gjithë qytetarëve të vendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.