“Anatomy of Terror” për ideologjinë destruktive

“Anatomy of Terror” për ideologjinë destruktive

04 qershor 2017 15:06

Në librin “Anatomy of Terror” (Anatomia e terrorit), ish-agjenti special i FBI-së, Ali Soufan i krahason organizatën “Al Qaeda” dhe “Shtetin Islamik” me Hidran nga mitologjia greke: preni një apo dy koka sa më shpejt.

Ai shkruan se më tepër se një dekadë e gjysmë pas ngjarjeve të 11 shtatorit, dhe gati gjysmë dekade pas vrasjes së Osama bin Ladenit, se “kanceri i binladenizmit ka metastazuar nëpërmjet Lindjes së Mesme e Afrikës Veriore dhe përtej, duke bartur viruse edhe më helmues”, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Ai vazhdon që “derisa në ngjarjet e 11 shtatorit, ‘Al Qaeda’ kishte rreth 400 anëtarë, sot ka mijëra e mijëra”. Dhe ai thekson që djali mbi 20-vjeçar i Bin Ladenit, Hamza - i cili “ishte rritur me dëshirë të zjarrtë për xhihadin dhe përcaktimin për ta ndjekur atë” sipas hapave të të atit - është “përgatitur për lidership” me disa nga lejtënantët më të besueshëm të të atit.

Ndërkohë, “Shteti Islamik” ka sjellë vrasje masive në Irak e Siri, dhe ka kryer apo inspiruar sulme në më shumë se dhjetëra shtete: grupi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmin e javës së kaluar në Manchester të Anglisë.

Sikur që kishte bërë në librin e tij bestseller të vitit 2011, “The Black Banners”, Soufan edhe këtu shkruan me njohuri e autoritet të lartë. Ai ishte hetuesi kryesor i bombardimeve të shkatërruesit amerikan Cole dhe mbikëqyrës i veprimeve kundërterrorizmit, sikurse edhe hetues i ngjarjeve që lidhen me 11 shtatorin.

Ai ishte i dobishëm në identifikimin e rrëmbyesve të 11 shtatorit dhe Khalid Shaikh Mohammedit si arkitekt i këtyre sulmeve, sikurse edhe nxori informacione fort të dobishme jo duke torturuar ose “përdorur teknika të zgjeruara të marrjes në pyetje”, por duke ndërtuar një raport me subjektet e tij, duke i mësuar ata mbi interpretimin e Kuranit dhe duke shfrytëzuar metoda të dala jashtë mode të logjikës e psikologjisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme