Kulturë

Instrumentisti që i jep një tjetër frymë kornës

Přemysl Vojta njihet si njëri prej kornistëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij në Evropë. Karrierën e tij muzikore e ka ndërtuar si anëtar i orkestrave të shumta evropiane, pjesëmarrjes nëpër festivale gjithandej e fitues i disa çmimeve.

Korna është instrument specifik dhe jo fort i zakonshëm në interpretimet solo. Megjithëkëtë Vojta ka arritur që të bëjë karrierë me këtë instrument, duke i dhënë shpesh pozitë qendrore. Ai madje me interpretimin e tij i jep një tingëllimë tjetër këtij instrumenti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Varësisht prej veprës mundohet që të nxjerrë më të mirën prej tij. Ka aftësi që të dëshmojë se korna si solo-instrument nuk duhet të jetë i rëndë dhe banal në tingull, por që mund të krijojë edhe melodi të bukura.

Zakonisht në orkestër kornat ndahen në tonalitet të ulët dhe të lartë dhe në këtë formë dy kornistë caktojnë pjesët. Vojta në Prishtinë dëshmoi së është në gjendje që të luajë në të dy tonalitetet, madje edhe në një mbrëmje të vetme. Ai u bë pjesë e edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”.

Publiku kosovar pati rastin ta dëgjonte dy net me radhë në një solo-koncert dhe një me Filarmoninë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën ai ka shpalosur rrugëtimin e tij si kornist dhe eksperiencën në Prishtinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.