“Të thyerit e heshtjes” për artistët nën regjimin komunist

“Të thyerit e heshtjes” për artistët nën regjimin komunist

04 qershor 2017 09:44

Interpretuesit pozicionohen pak para se të nisë shfaqja mjuzikëll. Anëtarët e kuartetit të saksofonave, “Berlage”, zënë vendet në katër qoshet e skenës.

E aktorja e violonçelistja Dagmar Slagmolen ulet në njërën prej gjashtë bankave. Salla ngjan me ndonjë zyrë sekrete përgjimesh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse e krijon këtë ndjesi, realisht bankat herë ia japin pamjen e ndonjë shkolle të muzikës ku ka shumë partitura e herë të një ambienti shtëpiak ku banon një familje muzikantësh.

Gjithçka nis me muzikë, që vjen si zhurmë prej altoparlantëve. Aktorja Slagmolen, që është drejtoreshë artistike e grupit teatror “Via Berlin” – institucion ky që është bashkëproducent i shfaqjes së bashku me kuartetin e saksofonave – qysh në minutat e para të performancës nëpërmjet çehres shpërfaq një grua të pakënaqur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme