Kulturë

Herët na ka kënduar qyqja

Descriptive Text

Pas luftës së Trojës e pas 999 luftërave të tjera, më 1916 në Durrës me dymbëdhjetë topat e Princ Vidit regjistrohet viktima e parë. Prapa shpine edhe shumëçka tjetër. Topave të Princ Vidit u mungonte shtrati i vendosjes.

Gjatë udhëtimit me anije, një shqiptar “i verbër” i kishte gjuajtur në det. Edhe kjo dhuratë e Austrisë u harrua shpejt. Fjalën e fundit ende nuk e tha askush. Si të ishim në fillim, luftës i afrohej fundi, shkruan Rexhep Ferri në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Për ta fotografuar një vetmi, mendojmë dhe ndalemi. Një ditë më vonë, dikush tjetër e ka në dorë. Unë, jo vetëm unë, nuk pamë asgjë...Gjatë çdo lufte e di se sa i shtrenjtë është Atdheu. Tani është pak vonë të flasim për armët e krahut, për armët e brezit.

Pritni pak.

Edhe njëherë duhet t’i shohim fotografitë bardhezi të Kel Marubit. Gegët e maleve, të kaçakëve e të cubave të maleve dhe toskët e detit, të piratëve të detit, me armë brezi, me armë krahu kujtuam se do të jenë të lirë dhe se do të bëhet mirë... Me fatin e Atdheut të lodhur. Nëse më besoni, as kjo histori nuk na solli fat. Në emër të Evropës, për ta harruar sa më parë Evropën, vonë e kuptuam se historia me rebelët e hajdutët e të gjitha ngjyrave na fut në besim të rrejshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.