Shqiptarët në luftën midis Perandorisë Osmane dhe “Aleancës së shenjtë”

Shqiptarët në luftën midis Perandorisë Osmane dhe “Aleancës së shenjtë”

03 qershor 2017 11:11

Dështimi ushtarak osman në rrethimin e Vjenës (14 korrik – 12 shtator 1683), i njohur si Rrethimi i Dytë i Vjenës, dhe disfata e madhe që pësuan osmanët para mureve të Vjenës, shënon një pikë kthese në raportet ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Evropës Perëndimore.

Kjo ngjarje historike pati reperkusione të thella si në Evropën Perëndimore dhe tek fqinjët e tjerë të shtetit osman, po ashtu edhe brenda vetë shtetit osman, shkruan në numrin e sotëm të Kohës Ditore, Nehat Krasniqi. Tashmë bindja e elitës politike dhe e asaj intelektuale osmane për superioritetin e Perandorisë Osmane ndaj Evropës, e formuar gjatë shekujve të kaluar, filloi të lëkundej seriozisht.

Në anën tjetër, vendet fqinje të Perandorisë Osmane të përfshira në armiqësi me të, krijuan shumë shpejt, në dimrin e vitit 1683-1684, një koalicion kundërosman, i njohur në literaturën historiografike si “Aleanca e shenjtë”, në të cilën fillimisht hynë Monarkia Habsburge dhe Polonia (31 mars 1684), pastaj Venediku, Papati si ideatori i kësaj aleance dhe disa shtete të vogla perëndimore, kurse pas dy vjetësh hyri edhe Rusia (1686). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme