Kulturë

Romani irlandez që joshi Bashkimin Sovjetik

Një prej romaneve më të popullarizuara të shekullit XX është thuajse krejtësisht i panjohur në botën anglishtfolëse - një fenomen global sa i përket përkthimit, që ishte neglizhuar në formën origjinale.

“The Gadfly”, i shkrimtares irlandeze Ethel Voynich, ishte sensacion në anën tjetër të Perdes së Hekurt - duke u shitur në më shumë se pesë milionë kopje në 107 botime, në 22 gjuhët e folura në Bashkimin Sovjetik.

Libri kishte inspiruar edhe disa përshtatje për mjuzikle, përfshirë edhe një operë të kompozuar nga Prokofievi, pesë përshtatje për teatër, përfshirë edhe versionin zyrtar nga George Bernard Shaw dhe pesë përshtatje filmike, secila prej të cilëve ishte shoqëruar me një kompozim të famshëm të Shostakovichit.

Romani i Voynichit ishte sagë trilluese për zellin revolucionar, devotshmërinë religjioze, tradhtinë klerike dhe dashurinë romantike – filozofi Bertrand Russell e kishte quajtur njëherë “një nga romanet më interesante” që ka lexuar. Ishte botuar në New York më 1897, dy vjet pas përfundimit të shkrimit, dhe botuesi anglez i saj kishte pasur frikë nga reagimet negative - një kritik kishte dënuar “personazhin e egër dhe të tmerrshëm” të këtij libri. Në vitin pasues libri u përkthye në Rusi, ku autoritetet cariste nuk e kishin miratuar dhe kësisoj kishin rritur popullaritetin e romanit.

“The Gadfly” e zhvendos ngjarjen në Itali, gjatë revolucioneve të viteve 1830 dhe 1840. Protagonisti i librit është një burrë i ri anglez, i quajtur Arthur Burton, i cili pas vdekjes së nënës së tij zhvendoset në një objekt katolik. Atje ai bëhet i përkushtuar ndaj gardianit e mentorit të tij Montanelli, i cili është i ati i tij biologjik, por Arthur nuk e di.

Në shoqërinë e së dashurës së tij të fëmijërisë që quhet Gemma, Arthur përfshihet edhe në lëvizjen e Rinisë Italiane kundër regjimit imperialist austriak. Por atje paqëllimshëm tradhton shokët e tij dhe përfundon në polici... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.