Farah Siraj nëpër botën e tingujve me thirrjen për paqe  mbyll “FemArt”

Farah Siraj nëpër botën e tingujve me thirrjen për paqe mbyll “FemArt”

02 qershor 2017 10:01

Prishtinë, 2 qershor - Kur dritat e reflektorëve e kthejnë vëmendjen e audiencës nga protagonistja, ajo ulet në karrige, buzëqesh dhe akordon kitarën. Qilimi shumëngjyrësh, llambat e detaje të tjera të skenografisë, kanë qenë paralajmërimi i parë për atë që do të ndodhte në 60 minutat e ardhshëm. Të dytin e ka bërë vetë Farah Siraj.

“Do të doja t’ju merrja në një rrugëtim muzikor, që nis në Lindje të Mesme, pastaj nëpërmjet Evropës - Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vërtet shpresoj ta shijoni çdo gjë që është përgatitur për ju sonte”, i është drejtuar Siraj publikut të mbledhur në Teatrin ODA mbrëmjen e së mërkurës. Ambasadores muzikore të Jordanit, që ka marrë nam me muzikën jazz-spiritual me motive flamenco e arabe, i ka rënë hise ta përmbyllë festivalin “FemArt” në kryeqytet, dhe kjo gjë, siç e ka thënë disa herë gjatë koncertit, është nder i madh për të.

“Ky është një festival shumë unik në llojin e vet. ‘FemArt’ bashkon feministe, humaniste, aktiviste dhe është platformë për ne. Dhe për mua është nder të jem pjesë e festivalit, sepse shumëçka nga puna ime ka të bëjë me çështje humanitare, me të drejta të grave. Dhe mendoj se është pjesë e rëndësishme e çdo shoqërie të ngre zërin për të drejtat e njeriut”, ka thënë Siraj, e cila e ka falënderuar në shqip publikun.

Koncerti i Siraj i ka dhënë fund udhëtimit të festivalit që organizatorët e cilësojnë si më i madhi feminist në Ballkan (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme