Kulturë

Shtëpia “gjahtareske” e Mitrovicës

Descriptive Text

Një thëllëzë e balsamuar, e vënë mbi një copë druri, e varur në ballë të murit, është mikpritësja e parë në një shtëpi monumentale në Mitrovicë. Paralajmërimi është i qartë: ndodhesh në shtëpinë e gjuetarëve. Në Mitrovicë madje edhe kjo shoqatë mban emrin e gjigantit me të cilin, më shumë në të kaluarën se tash, identifikohet qyteti verior i Kosovës.

Shtëpia e vjetër gjendet në qendrën e qytetit. U ndërtua në shekullin XX, saktësisht në mes të viteve 1932-33. Fillimisht kishte funksion banimi. Thuhet se e ndërtoi mjeku hebre që në Kosovë erdhi nga ish-Bashkimi Sovjetik e u ndihmoi mitrovicasve të prekur nga lia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në pronësi të Shoqatës së Gjuetarëve është që nga viti 1957, kur zë fill funksionalizimi i kësaj shoqate. I pari i saj, 73-vjeçari Ali Brahimi, tregon për këtë histori. Të tjera rrëfime lidhen me objektin kur besohet se bodrumi i saj u përdor si burg.

Gjyqi për pronësinë

Si të vetmen dëshmi që ka mbetur nga humanisti hebraik dr. Nehmin Shefajn, e cilëson Ministria e Kulturës këtë monument në Mitrovicë.

“Është shtëpia e tij, sot e njohur si ‘Shtëpia e gjuetarëve’”, thuhet në Databazën elektronike të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Kësisoj, ani pse edhe objekti fare pranë këtij, siç njihet shtëpia e Asim Leniqit, në të cilën po në Databazë thuhet se doktori kishte ushtruar veprimtarinë e vet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.