Kulturë

Arkitekti serb Bogdan Bogdanoviq, njeriu që kritikoi politikat e Millosheviqit ndaj Kosovës

Janë të paktë intelektualët serbë që kanë pasur kurajën të kundërshtojnë diktatorin serb Sllobodan Millosheviq.

Gjithsesi, mes tyre, Bogdan Bogdanoviq, arkitekt, urbanist dhe eseist.

Partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore, më pas një aktivist dhe kryetar i Beogradit, Bogdan Bogdanoviq (1922 – 2010) është i mirënjohur për memorialet e tij, mes tyre dhe ajo në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë.

Pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqit në pushtet, Bogdan Bogdanoviqi u bë disident duke kundërshtuar politikat e tij edhe në raport me Kosovën.

Duke folur për librin e Bogdanoviqit, “Qyteti dhe vdekja”, arkitekti Arber Sadiki i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ka thënë se Bogdan Bogdanoviq nuk është i njohur mjaftueshëm në Kosovë, për rolin e tij si arkitekt dhe intelektual.