Kulturë

Librat për kalimin në një botë tjetër

Mund të mos jetë fundi i parashikuar i botës, por edhe në distopinë e larjes së duarve, distancimit shoqëror dhe kollitjes në bërryla, gjithnjë ka libra. Posa kthehemi nga shkretia e qytetërimit, ne ende mund të kuturisim gjerë e gjatë në botën e përfytyrimit.

Ryūnosuke Akutagawa na shpie prapa në Japoninë mesjetare në librin “Rashōmon and Seventeen Other Stories”. I botuar pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore më 1914, këto tregime të shkurtra mbetën trallisëse e ngacmuese si përherë.

Dy nga tregimet, “Rashōmon” dhe “In a Bamboo Grove”, përftuan një film nga Akira Kurosawa me një sërë rrëfimtarësh kundërthënës që sollën një qasje të freskët në kinema. Tregime si “Loyalty” merren kryekreje me idenë e nderit dhe detyrës në kodin e samurajëve, por shumë prej tyre kanë edhe nëntekste morale. “The Nose” dhe “Dragon” mund të lexohen që të dyja si kritikë ndaj prijësve fetarë që i shmangen shpirtërores për truporen. Përderisa tregimet e hershme janë konvencialisht goditëse sa i përket zërit dhe strukturës, ato më të vonat, tregimet autobiografike, shëmbëllejnë tatëpjetën e shkrimtarit drejt sëmundjes mendore.

Një rrëfimtari e pabesueshme është në zemër të “Little Eve” të Catriona Wardit, një tregim i kthyer për bukuri në horror që është fort trazues. Ky tregim i kulteve nebuloze, vrasjeve e pështjellimeve në malësinë skoceze është endur i tëri në një gjuhë që është efektive dhe prekëse. Proza delirante, posi ëndërr, mbështetet në një kontroll të ngushtë të lëndës me hollësira nga jeta në fillim të shekullit 20 e shtresëzuar sikur një themel. Ne të gjithë e dimë gjithë gjënë: artisti takon vajzën, artisti bie në dashuri me vajzën, artisti provon dashurinë e tij duke prerë veshin e vet, transmeton KOHA.

Derisa Akutagawa të merr me vete në Japoni, dhe Ward të kthen në vitet ’20, Bernadette Murphy të përflak në vrimën intelektuale të lepurit në “Van Gogh’s Ear”. Ky qëmtim përplot hollësi në krizën e piktorit është shtrëngues si tregim detektiv me rrjetën e vet gjithandej arkivave për të shpleksur jokonsistencat në përshkrimet bashkëkohore. A e preu Vincent van Goghu krejt veshin apo vetëm pjesën e tij të butë? Pse u arrestua artisti Paul Gauguin për vrasje? Dhe a ka ndonjë të fshehtë prapa fustaneve të veprës së vitit 1889, “Self-Portrait with Bandaged Ear” të Van Goghut?

Zen Cho ofron një rrugë tjetër arratisjeje në “Sorcerer to the Crown”, kur romanca piqet me magjinë fantastike. Magjistari i ri mbretëror i Anglisë është një burrë me prejardhje afrikane që quhej Zacharias Wythe, dhe detyra e tij e parë është të zbulojë pse magjia angleze duket si më e dobësuar.

Por estabilishmenti i vjetër nuk do që një “skllav i dikurshëm” të jetë në krye të Shoqërisë Mbretërore të Filozofëve Jonatyrorë, dhe Wythe duhet të punojë nën kërcënimin e përhershëm se do të zëvendësohet prej dikujt tjetër.