''Prishtina në 77 pamje'' përmes një ekspozite

''Prishtina në 77 pamje'' përmes një ekspozite

01 qershor 2017 10:49

Në Fakultetin Filozofik u hap ekspozita ''Prishtina në 77 pamje'', ku janë prezantuar kryesisht në teknikën bardh e zi, të cilat janë realizuar gjatë 100 viteve të fundit në kryeqytetin e Kosovës.

Kjo ekspozitë është prezantuar nga Labinot Konushevci, kurse vetë autori i kësaj ekëspozite ka shkruar se një shoqëri që e përjetoi ekskomunikimin, ideologjizimin dhe indoktrinimin nga regjimet serbe dhe jugosllave, të cilat ndërtuan gjykimin se historia fillon me ta dhe vetëm sipas modelit të tyre, bartë pasoja afatgjate, transmeton KultPlus. “Por në kushtet e sotshme, një histori, një dokument, një rrëfim, një referencë dhe një faktografi e paraqitur përtej logjikës neokoloniale, i bën një nder gjeneratave të reja. Këtë jemi përpjekur ta bëjmë përmes këtyre fotografive”, ka shpjeguar ai, duke njoftuar se kjo ekspozitë do të rri e hapur për dy javë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme