Kulturë

Përurohen botimet e dy vjetëve të fundit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Descriptive Text

Prishtinë, 1 qershor - Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nëpërmjet 40 botimeve të reja zbardh fakte shkencore në disa fusha. Shkencat albanologjike, shkencat shoqërore, kulturo-historike, shkencat e natyrës, gjeoshkencat, shkencat e mjedisit dhe publikimet nga sfera e arteve janë pasuruar me tituj të rinj. Në një ceremoni të mbajtur të mërkurën, veprat e reja janë vlerësuar si asete shtesë në literaturën e fushave që u takojnë.

Islami, kryetar i AShAK-ut, ka thënë se brenda harkut kohor prej më pak se dy vjetëve, me gjithë problemet e përhershme financiare dhe disa shkurtimeve shtesë që erdhën nga Qeveria për të gjithë zërat financiarë në Kosovë në kohët e fundit, mund të konstatohet se me një ekonomizim dhe racionalizim të kujdesshëm të mjeteve Akademia ka arritur ta realizojë këtë objektiv themelor të saj.

Në ceremoni për botimet e Seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, të Seksionit të Shkencave Shoqërore, të Shkencave të Natyrës dhe të Arteve, kanë folur edhe sekretarët e këtyre seksioneve si Eqrem Basha, Jusuf Bajraktari, Fejzullah Krasniqi dhe Luan Mulliqi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.