Kulturë

Visar Kuçi flet për procesin e ripunimit të “Qan lulja për lulen” nga kompozitori Muharrem Gurra

Visar Kuçi ka sjellë një version krejt të veçantë të këngën “Qan lulja për lulen”, muzikë shqiptare me ritme afrikane dhe jazz.

Violinisti i Filarmonisë së Kosovës, ka ripërpunuar këtë këngë, kompozim i Muharrem Gurës, në kushte të shtëpisë.

Ai në një intervistë për emisionin Express në KTV ka thënë se ndonëse nuk ishte bashkëpunim i drejtpërdrejtë, për shkak të situatës që ndodhemi, çdo gjë ndodhi në mënyrë shumë spontane.

“Ky është një version tejet i veçantë për shkak të mënyrës si është punuar, nuk është bashkëpunim i drejtpërdrejtë. Një natë duke këqyrë në Facebook, e pashë shoku im, Viktor Filipovski e kishte postuar atë video që është me ritëm ‘afro beat’, ai e përkujtonte këtë tupanxhiun e njohur që vdiq ato ditë Tony Ellen, dhe Tony Ellen është ikonë e ‘afro beat-it’... Më vonë e pashë një video të Safet Berishës, i cili e kishte kënduar si një koral me katër zëra versionin e Ylber Asllanaj, ‘Qan lulja për lulen’... me më pëlqeu edhe ajo dhe pastaj si më mbetën në kokë, tha duhet të bëjë diçka’...

Ai tregoi për vështirësitë që kishte gjatë realizimit të këtij projektit dhe komentet që mori.