Kulturë

100 tituj nga Botimet KOHA

6 tituj të përzgjedhur nga një lexuese, Fidan Imeri i bën gati t’i dërgojë në destinacion.

Tituj nga autorë shqiptarë dhe të huaj, janë të preferuarit që lexuesja, Teuta Ymeri-Osmani, ka vendosur t’i blejë përmes ofertës nga Botimet KOHA.

Menaxheri i shitjes në botimet “Koha”, Fidan Imeri, thotë se librat kanë mbërritur në duart e lexuesve, pa paguar për postën.

Për afër një muaj, adhuruesit e librave patën mundësi ta shfrytëzojnë ofertën me çmime shumë të volitshme.

Në kohë të pandemisë, lexuesit porositën tituj të shumtë nga menyja “100 tituj me super çmime” që përfshinte poezi, prozë, rrëfime e përshkrime, histori e vepra për fëmijë.

Oferta e botimeve “Koha” u prezantua më 23 prill, në ditën ndërkombëtare të librit, ndërsa gjatë kësaj periudhe sipas Imerit, 100 titujt janë shitur me çmimet e panairit të librit.

Lexuesja që pranoi pakon e porositur, thotë se shfrytëzoi këtë ofertë si një mundësi e mirë për t’i blerë librat me çmime të volitshme në kohën kur mundësitë për të lexuar janë më të mëdha.

Zyrtarisht oferta me super çmime nga Botimet KOHA është mbyllur të premten pasdite. Por ofertat e tjera për lexuesit do të vazhdojnë, ndërsa të interesuarit titujt mund t'i gjejnë në adresën e redaksisë në Prishtinë.