Kulturë

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa si thirrje për ndryshim

Gruaja alfa e discos, Dua Lipa ka lansuar më herët albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”. Që nga momenti kur është lansuar, më 27 mars, shumë njerëz, përfshirë edhe veten time, kanë mbajtur një ndejë në dhomën e gjumit, duke u drejtuar në një regjim të ri të shkëlqyeshëm të pop-it me tinguj disko-synth të organizuar qartë, me tekste të pakufizuara për fuqinë e grave.

Albumi për momentin zë vendin e parë në Britani të Madhe dhe vendin e tretë në botë në platformën “Spotify”, shkruan “theaggie.org”, transmeton KOHA.

Lipa e bën të qartë që ajo nuk ka nevojë për një burrë që t’ia konfirmojë vlerën e saj, e as suksesin e saj për shkak të pasigurive dhe diskriminimit gjinor. Ajo e bën këtë me një maturi që merr vëmendje, në vend që të kërkojë për të duke rrahur qerpikët.

Gjithçka që ajo bën nënkupton mbështetje dhe kujdes për veten, duke mos marrë parasysh se kë duhet kënaqur. Ajo e thekson agjendën e saj duke potencuar se po ka dëshirë të bartë vetëm veten e saj dhe për t’u takuar në gjysmë – çdo gjë tjetër nuk ia vlen as si nostalgji.

Albumi parashikon një univers ku Lipa mund të ketë një kryqëzim fati si diçka e mirë, por tani ajo i ka mësuar kufijtë e saj. Është një deklaratë e rëndësishme që ajo e pohon, se ajo mund të kërkojë që burrat ta shohin atë si të dëshirueshme, por jo si një objekt. Lipa mund ta gdhendë vetë rrugën e saj pa qenë e paketuar brenda një narrative të para-aprovuar nga burrat që varet mbi zjarrin “e mirë në shtrat”.

E ndritshme, kënga e vlefshme për “Grammy” në album është pa dyshim “Don’t Start Now”. Është një testament i mprehtë, një goditje e shpejtë e teksteve që ishin prezentë në albumin e saj debutues. Është një gjenialitet në fjalët e sinqerta të Lipës si në gjykatë për vuajtjet kur ajo këndon “A më ka ndryshuar thyerja e zemrës?/ Ndoshta/ Por shiko se ku kam përfunduar”. Kënga, një gërshetim i tingujve disko të viteve ’70 me ato të manipuluara në mënyrë elektronike të vallëzimit, u bashkohet atyre që janë më larg e të ngjashme të “Studio 54” si “Say So” e Doja Cat.

E preferuara e ime nga albumi është “Love Again”. Më e matura në mendjen time nuk është vetëm sesi një këngë të bën të ndihesh, por sesi ajo të bën të reagosh fizikisht sipas kërkesave të saj.