Kulturë

“Artefaktet” e pandemisë

Nuk ka turistë që enden më nëpër qytete. Marienplatz në Münich është krejt shkretë. Muzeu i Qytetit të Münichut i kërkoi fotografit Olaf Otto Becker ta dokumentonte gjendjen e jashtëzakonshme. Fotografitë e tij janë “ekspozuar” në faqen kryesore të muzeut

Rita Wagner ulet e vetme në zyrën e saj në Muzeun e Qytetit në Köln. Shumica e kolegëve të saj punojnë nga shtëpia. Kjo është intervista ime e parë duke mbajtur maskë në fytyrë – veç ky është një moment historik në përditshmërinë e jetës sonë “normale” në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Askush nuk e di se si këto rrethana të jashtëzakonshme do të shënohen në histori. Historianët sikurse Wagner përballen me një sfidë të veçantë: Çfarë mund të bëjnë muzetë kur jeta e përditshme ka ardhur në një ndalesë virtuale dhe situata ndryshon përditë?

Ata mund të koleksionojnë dëshmi të së tashmes për të ardhmen. Si mundet pandemia të ndryshojë familjet tona, vendin e punës dhe aktivitetet në kohë të lirë? Muzetë dhe universitetet në gjithë Gjermaninë, nga Hamburgu në Mënich e Köln, janë duke u kërkuar njerëzve që të mos i hedhin objektet e tyre që i japin formë jetesës së tanishme, por që të marrin fotografi të tyre apo t’i dërgojnë ato në muze. Ata dëshirojnë që të kapin jetën e përditshme gjatë pranverës së vitit 2020, jo vetëm për nevoja personale, por si kujtesë kolektive, shkruan KOHA.

“Kujtimet e koronës”

Muzeu i Vjenës në Austri ishte ndër të parët muze që kuptoi që këto dëshmi kanë rëndësi të veçantë për të ardhmen. Më shumë se 1 mijë e 300 njerëz janë përgjigjur që nga 25 marsi dhe i kanë dërguar përshtypjet e tyre për pandeminë e koronavirusit në e-mail, duke përdorur mbishkrimin “Kujtimet e koronës”.

“Njëri nga objektet e mia të preferuara është virusi i punuar me grep”, ka thënë drejtori i Muzeut, Matti Bunzl. “Jo vetëm që është i lezetshëm, por tregon se objektet janë ambasadorë të kohëve të tyre”.

Bunzl tregon se kjo pandemi nuk mund të krahasohet me pandemitë tjera më herët.

“Ne jetojmë në një epokë në të cilën shumica e njerëzve dinë për strukturat biologjike”, ka thënë ai duke shtuar se kjo bëhet e qartë kur e shikoni virusin në grep, që është i kuq dhe i gjelbër. “Një prezantim si ky është diçka plotësisht e re në historinë e mjekësisë”, ka thënë Bunzl.

Vizatimet e fatkeqësive zakonisht e paraqesin sëmundjen si të ligë sepse njerëzit nuk e kishin kuptuar atë, ka thënë drejtori.

“Sot, njohuritë mjekësore janë të ndryshme”. Shto këtu se asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për të dokumentuar jetën e përditshme. Telefonat e mençur e krijojnë mundësinë që në periudhat e tjera ka munguar.

Njerëzit nuk kanë pasur koncerte në ballkon gjatë pandemive të kaluara dhe, nëse kanë pasur, nuk kishte pajisje digjitale për t’i in cizuar ato. Dokumentet dhe objektet në ueb-faqen e Muzeut të Vjenës gjithashtu tregojnë se pandemia e koronavirusit, përkundër të gjitha pasigurive, ka nxitur kreativitet.

Njerëzit janë parë duke ecur përgjatë parqeve duke mbajtur shkopinj për të mbajtur distancën nga të tjerët, udhëzimet për gjëra që mund t’i bëni vetë janë vendosur në hyrje të çdo dyqani dhe kudo njerëzit janë duke mbajtur maska të bëra nga copëza të ndryshme pëlhurash.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.