Kulturë

“Shkruaj Prishtinës” për thyerjen e monotonisë

Ka më shumë se një muaj që kryeqytetit i mungojnë zhurma dhe gjallëria që e karakterizojnë. E për ta thyer monotoninë e izolimit për shkak të pandemisë, u ka dhënë “detyrë” qytetarëve që nëpërmjet krijimtarive letrare t`i shprehin ngjarjet, përjetimet, dashurinë apo kujtimet që në një mënyrë a tjetër i lidhin me Prishtinën. E reagimet kanë qenë të menjëhershme. Që ditën e parë kur hapi thirrjen “Shkruaj Prishtinës” – në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “ETEA” dhe librarinë “Dukagjini” – u dërguan dhjetëra krijime letrare në adresën e caktuar për grumbullimin e shkrimeve.

“Prishtinë, ku ishe sot në mesditë/ Të kërkova në të gjitha kafiteritë. Të gjitha mbyllur, nuk kish njeri. Askënd nuk gjeta ta pyes për ty”, janë disa vargje të një poezie të dërguar nga Bajram Lani, shkruan sot Koha Ditore.

Dërgimi i shkrimeve që nisi të hënën mund të bëhet më së largu deri më 2 maj në e-mailin e organizatës “ETEA” (ojq.etea@gmail.com). Publikimi i krijimeve letrare ka nisur prej ditës së parë të bëhet në grupin e rrjeteve sociale “#rriNshpi me neve”. E tre autorët, shkrimet e të cilëve do të pëlqehen më shumë deri më 4 maj, do të përfitojnë libra nga libraria “Dukagjini”.

anën tjetër Komuna e Prishtinës javën që shkoi, për ta bërë më të lehtë komunikimin në distancë, ka krijuar grupin “#rriNshpi me neve” në Facebook dhe përmes tij në përshkrim ka shkruar se synon komunikimin dhe solidaritetin e të gjithë qytetarëve të Prishtinës në kohë pandemie.

“Në këtë grup organizohen aktivitete, gara e performanca të ndryshme që do të iniciohen nga Komuna e Prishtinës dhe nga qytetarët e saj. Çdo anëtar është i/e mirëpritur që të nisë çfarëdo iniciative në interes të përbashkët të qytetarëve të Prishtinës. Të gjithë anëtarët janë vullnetarë dhe arritjet varen nga bashkëpunimi”, është shkruar në përshkrimin e grupit.