Kulturë

“MoMA” hap dyert me kurse online për artdashësit

Kursi “Çfarë është arti bashkëkohor?” ekzaminon më shumë se 70 vepra të krijuara në mes të vitit 1980 e deri më sot, duke e bërë këtë një ligjëratë të kuptueshme për njerëzit të cilët dëshirojnë të dinë më shumë për artin

Të mbetesh i ngujuar në shtëpi nuk ka përse të jetë humbje kohë. Në fakt, mund të përdorni këtë kohë për të mësuar diçka të re.

Muzeu i Artit Modern (MoMA) në New York i ka mbyllur dyert që nga marsi, për shkak të koronavirusit, por kjo nuk nënkupton që nuk po i mban të aktivizuar artdashësit nëpër botë. Jo vetëm që mund të bëni një xhiro virtuale nëpër muze, por ju mund të thelloni njohuritë tuaja të artit përmes ligjëratave online që po ofron muzeu.

“MoMA” po ofron kurse të ndryshme në ueb-faqen e saj. Të gjitha klasat janë duke u mbajtur përmes portalit online “Coursera” dhe u mundëson pjesëmarrësve që të mësojnë drejtpërdrejt nga artistët

dhe dizajnerët e po ashtu, edhe të eksplorojnë koleksionin e muzeut sipas përshkrimit në faqen e “MoMA-së”. Në mesin e disa klasave që ofrohen, njëra është perfekt për entuziastët e artit dhe fillestarët, transmeton KOHA.

Kursi “Çfarë është arti bashkëkohor?” ekzaminon më shumë se 70 vepra të krijuara në mes të vitit 1980 e deri më sot, duke e bërë këtë një ligjëratë të kuptueshme për njerëzit të cilët dëshirojnë të dinë më shumë për artin.

“MoMA” po ashtu ofron ligjërata për fotografi dhe për historinë e saj, pastaj ligjërata për dizajn dhe për ndikimin kulturor që kanë dizajnet e reja, e po ashtu edhe ligjërata për të vështruar materialet dhe teknikat e piktorëve modernë. Shto këtu fak tin si muzeu po ashtu po ofron ligjërata që janë të përkryera për edukatorët, përfshirë ligjërata për strategjitë e mësimit të arit, tema për orët mësimore dhe aktivitete interaktive për studentët.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.