Kulturë

Librat në kohën e koronavirusit vërshojnë Italinë

Foto: Ilustrim

Më 29 shkurt, Paolo Giordano kishte shkuar në një ndejë në Romë. Nuk i kishte shtrënguar duart e as nuk e kishte puthur dikë në faqe, që është akt i etikës në Itali. Një javë më herët, rastet e COVID-19 kishin filluar që të shfaqeshin. Giordano, fizikani që u bë një nga shkrimtarët më prominent në Itali pas publikimit të novelës se tij që fitoi çmime, “The Solitude of Prime Numbers”, kuptoi se epidemia do të vazhdonte që të rritej shumë shpejt.

Më 26 mars, libri i ri i Giordanos, një ese e detajuar e mendimeve të tij dhe shqetësimeve gjatë përhapjes së koronavirusit, ishte publikuar në Itali. “How Contagion Works” është planifikuar që të publikohet edhe në SHBA javën e ardhshme si audio-libër nga “Penguin Random House” dhe i shtypur si e-book nga “Bloomsbury”. Deri tani është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe është publikuar edhe në Britani, raporton KOHA.

Image

Italia është izoluar si vend që nga 9 marsi dhe koronavirusi tashmë është bërë diçka si zhanër i librave. Më 10 mars, Robert Burioni, doktor dhe shkrimtar, publikoi “Virus. The Great Challenge”, një ekzaminim sesi pandemitë funksionojnë, duke formësuar e ndonjëherë duke marrë më të mirën nga njerëzit. Në një intervistë, ai ka thënë se libri ishte në proces dhe i aranzhuar për t’u publikuar në vjeshtë kur ai mësoi për shpërthimin e virusit në Kinë. Ai e pyeti publikuesin e tij që ta publikonin sa më shpejt që ishte e mundur, duke shtuar dy kapituj të shpejtë për koronavirusin.

“Për këtë libër ka nevojë tani dhe jo në tetor”, ka thënë Burioni.

Giulio Tremonti, ish-ministër i Financave në Itali, e përditësoi një libër që ai e kishte shkruar për globalizmin dhe dobësitë e tij në kohën e pandemisë. Botuesi i njohur “Garzanti”, herët këtë javë publikoi një antologji me 26 histori të shkurtra nga karantina dhe ese nga shkrimtarë të ndryshëm, përfshirë Jhumpa Lahiri noveliste amerikane, e cila po ashtu shkruan në italisht dhe Elisabetta Gnone, shkrimtare për fëmijë.

Disa kanë pritshmëri që edhe vendet e tjera të ndjekin këtë shembull.

“Italia është një laborator. Mendoni për njerëzit, duke kënduar nga ballkonet, për koncertet në ‘Zooms’. Filluan këtu dhe u shpërndanë në gjithë botën”, ka thënë Andrea Minuz, kritik i librave dhe filmave për gazetën “Il Foglio”. “Ne ishim të parët që kishim libra për koronavirusin dhe do ta shpërndajmë këtë, po ashtu”.

Publikimi i shpejtë i disa librave ka nxitur kritika se është shumë shpejt për një letërsi për koronavirusin, por edhe që shkrimtarët janë duke e shfrytëzuar karantinën. Burioni në veçanti ishte kritikuar në mediat sociale, ani pse të ardhurat nga libri i tij, si ato të Giordonos e antologjia e “Garzantit” u janë dedikuar spitaleve dhe hulumtimeve mjekësore.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.