Kulturë

“Nine Inch Nails” përballë pandemisë me shpresë, dëshpërim dhe zhurmë

Kohëzgjatja mund të mos jetë gjithçka, por ka rëndësi. Të enjten e kaluar, “Nine Inch Nails” – që aktualisht nënkupton Trent Reznor dhe partnerin e tij, Atticus Ross – lansuan dy albume online dhe gratis: “Ghosts V: Together” dhe “Ghosts VI: Locusts”.

Ato janë koleksione të muzikës pa tekste, të konsideruara si vazhdimësi të “Ghosts I-IV” album që “Nine Inch Nails” e lansoi në vitin 2008. Albumet e reja “Ghosts” i adresohen asaj që Reznor dhe Ross i përshkruajnë në një deklaratë si “kohë e çuditshme”. “Derisa lajmet bëhen më të errëta për çdo orë, ne e kemi gjetur vetën duke u lëkundur në mes të ndjenjës se mund të ketë shpresë në kohë të dëshpërimit absolut”.

Dy albumet shtyjnë përpara drejt polarizimit. “Ghosts V: Together” është kryesisht meditues, duke u sjellë nëpër modele melodike që bien poshtë në harmoni.

Muzika nuk është krejtësisht qetësuese – “Nine Inch Nails” nuk luan saktësisht muzikë të qetë – por godet tek disa mundësi të gërshetimit, stabilitetit dhe eventualisht te zgjedhja, por “Ghosts VI: Locusts” nuk ofron një strehim të tillë.

Është pikëllues në çdo këngë, ushqyer me ritëm të tensionuar, mungesë harmonie dhe zhurma të paqarta: një “soundscape” i një kolapsi të pashmangshëm dhe një entropi (matje e rastësive dhe pasigurive) e pashmangshme.

Sigurisht, këto nuk janë elemente të reja për “Nine Inch Nails”. Reznor ka krahasime të melodive dhe ndryshkut, strukturës dhe dëmtimit, që nga lansimi i albumi të parë të “Nine Inch Nails” në vitin 1989. Ka edhe një lidhje më të fuqishme në mes të albumeve të reja “Ghosts” dhe kolonave zanore të filmit që Reznor ka qenë duke i punuar se fundi me Ross, veçanërisht “Gone Girl”, “Bird Box” dhe pjesë nga “Watchmen”.

Reznor ka kohë që është në mesin e kompozitorëve e producentëve të mprehtë për nga aspekti psikologjik; si në këngë ashtu edhe në instrumentale, aranzhimet e tij çmendurisht të detajuara janë një hapësirë lëkundëse për emocionet e njëkohësisht edhe për themelet e muzikës.

Reznor dhe Ross kanë rivizituar disa nga vokabularët e tyre më të veçanta në albumet e reja. Ka nota të pianos që të krijojnë përshtypjen sikur po bëjnë jehonë brenda një hapësire të shkatërruar, tone të qëndrueshme elektronike që priten agresivisht brenda një shtrembërimi; krijime orkestrale të dendura, por të largëta, “instrumente” me akorde akustike që janë manipuluar aq shumë saqë nuk janë më të njohura si burime fizike.

Në të dyja si të “Nine Inch Nails” e po ashtu edhe te kolonat zanore të filmave, Reznor gjithmonë u ka dhënë formë tingujve që janë të qëndrueshëm për skenarë të dyshimtë dhe horror, dhe tani, këta tinguj mund të përputhen shumë mirë me momentin.

Notat e pianos tingëllojnë në gropën e izolimit, shtrembërimi mund të rritet shumë shpejt dhe papritur si një infeksion. Dhe ato orkestrime të mjegullta e si në pritje, tingëllojnë si një shpërthim kërcënues.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.