Kulturë

“Beuys”, për artistin dhe idetë që shembnin kufijtë

Descriptive Text

“Kam lënë jashtë shumë gjëra”, ka thënë regjisori Andres Veiel për filmin “Beuys”, i cili tashmë ka nisur të shfaqet në kinematë gjermane.

“Nuk isha i interesuar që të sjell një fotografi të plotë”.

Më shumë se një dokumentar klasik për artisin legjendar dhe biografinë e tij, regjisori fokusohet te personi. Beuys ishte artist me famë botërore, i cili ndihmoi në formimin e artit bashkëkohor përmes shumë performancave, skulpturave, vizatimeve, teorive për artin dhe retorikës politike.

Të gjithë ata që janë të interesuar në art e dinë fort mirë thënien që i atribuohet artistit: “Të gjithë janë artisë”, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Qasja e Veiel në përshkrimin e Joseph Beuys ka të bëjë më shumë me sjelljen gjithëpërfshirëse të tij e më pak për artistin, dhe jo për manovrat e tij. Filmi i jep hapësirë humorit të artistit, deklaratave dhe aksioneve të tij publike.

Polarizimi i vazhdueshëm.

Jo secili adhurues i artit do ta pëlqejë. Prapa të gjithave, Beuys mbetet legjendë edhe sot, kështu që reagimet ndaj filmit pritet që të jenë polarizuese.

“Për një artist të tillë antagonist, filmi është tejet paqësor dhe për këtë meritor është Veiel”, ka shkruar e përditshmja zvicerane “Neue Züricher Zeitung” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.