Kulturë

E tashmja dhe tri revolucionet e shekullit XVIII

Rendi politik që rrezikon të shembet para nesh, teksa populizmi joliberal është ndezur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë Perëndimore, ishte ngritur në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit tetëmbëdhjetë.

Revolucionet amerikane dhe franceze buruan që të dyja prej një difuzioni forcash, që po përforcoheshin në Evropë për një shekull e gjysmë, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Idetë e tyre janë pjesë e librave të shumtë nëpër biblioteka sikurse edhe subjekt i temave të diplomave, por ato mund të reduktohen në një bindje të vetme e të thjeshtë: që qenia humane individuale ka përparësi.

Amerikanët të cilët janë të vetëdijshëm për lidhjet intelektuale ndërmjet themelimit të shtetit të tyre dhe asaj të republikës franceze, mund të mos e kuptojnë që rrënjët e politikave moderne të Britanisë, i bashkojnë të dyja.

Ndërlidhja është zbehur për shkak se Revolucioni Amerikan është prezantuar shpesh si një konfrontim ndërmjet vlerave të iluminizmit dhe imperializmit britanik. Përderisa është e vërtetë që britanikët nuk u revoltuan kundër mbretit të tyre, Britania ishte po aq e fuqishme sa Franca sa i përket zhvillimit, analizimeve dhe debatimin të nocioneve që formësuan iluminizmin, nocione që adhuruesit e demokracisë liberale sot i rreken me ndjenja të rralla.

Pse Britania nuk është revoltuar dhe pse të dyja kolonitë amerikane dhe rivalët e tyre francezë e kanë bërë këtë, është një prej pyetjeve që shtrohet në zemër të studimit të Mike Rapport në librin “The Unruly City” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.