Kulturë

Poetja e jazzit që bashkon Lindjen e Perëndimin

Şenay Lambaoğlu beson se muzika i bashkon të gjithë. Rreth vetes ajo bashkon njerëz të vendeve të ndryshme që pëlqejnë zërin e saj.

Fëmijërinë e ka kaluar në një qytet gjerman, por Stambolli është vendi prej të cilit zënë fill të gjitha krijimet e saj muzikore, shkruan sot “Koha Ditore”. E përveç që riinterpreton vargje të këngëve a të poezive, është edhe tekstshkruese. Pak minuta e ndajnë me koncertin para audiencës në Prishtinë, por Lambaoğlu, gjen kohë të rrëfejë pak nga rrugëtimi i saj pesëmbëdhjetëvjeçar në muzikë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, në vizitën e parë në kryeqytet, ajo rrëfen sesi ka lindur dashuria e saj për muzikën jazz, flet për gërshetimin e traditës me modernen dhe se si është të jesh grua në vendin që e ka njërën këmbë në Evropë, tjetrën në Azi.

Dashuria nëpërmjet radios

Lambaoğlu është lindur në Kiel të Gjermanisë dhe rritur në Stamboll të Turqisë. Në biografinë e saj shkruhet se është një nga solistet dhe kantautoret më të njohura të gjeneratës së saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.