Kulturë

“Heavy” për seriozitetin e zhanrit muzikor

Keith Kahn-Harris

Ishte një kohë kur të shkruash për “heavy metal” ishte aq e paedukatë sa reputacioni kritik i zhanrit.

Përbuzur nga kritikat “serioze” të rock-ut, i mangët në kapitalin kulturor, mediumet për muzikën “heavy metal” ishin të brendshme, e siguronin në të shumtën e kohës një diskurs toksik e të zhveshur që sociologia Deena Weinstein e quan “paria krenare e metalit”. Kohët kanë ndryshuar. Shkrimet për këtë zhanër të muzikës e kanë rritur lojën dhe publikuesit si “Metal Hammer” dhe “Decibel” iniciojnë shkrimet kritike. Nuk është më e pazakonshme që të shohësh diskutime për zhanrin në qoshe të bastioneve të muzikës dhe në kritikat muzikore për “Wire” apo “Quietus” e edhe në “The Guardian” po ashtu. Njëkohësisht, po lulëzon edhe një disiplinë akademike për studimet mbi “heavy metalin”.

“Heavy metal” tashmë nuk ka si të mos merret në konsideratë, sepse është bërë muzikalisht e pamundur që të anashkalohet. Që kur zhanri shpërtheu nga “Black Sabbath”, “Deep Purple” dhe “Led Zepplin” në fund të viteve ‘60, është bërë një rrugë e gjatë. Përderisa sot në këtë zhanër nuk ka diçka për të gjithë, pa dyshim ka diçka për çdokënd që ka interesim për rock-un, apo tek e fundja për dikë me një dëshirë për muzikën ”heavy”. Po bëhet në masë të madhe e paqartë se çfarë e lidh gjithë këtë, përtej një lidhjeje për tingujt e parregullt e të fuqishëm të kitarës (e ndonjëherë as kjo). Në librin e Franklinit, çelësi për të qenë i përfshirë është të jesh me të vërtetë “heavy”. Franklin bën pyetje pse “heavy metali” ndikon të ai dhe te qindra njerëz aq thellë. Përgjigjja e tij është që muzika “heavy” është e plotë, e fuqishme, me emocione dhe ngjitëse, një heqje e peshës së tepërt nga shpirti dhe ka dëshirë që të konsumohet me zë dhe tërbim. “Heavy metali” shumë shpesh stimulon lëshimin e emocioneve tona me të vështira në një mënyrë që të mund t’i përjetosh. Ndoshta vlerësime të tilla mund t’i lënë të ftohtë ata që janë skeptikë ndaj këtij zhanri... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)