Kulturë

Historia me heronjtë e vërtetë

“Treqind mijë veta janë torturuar ose janë thirrur në polici”.

“Rankoviqi ka ushtruar tortura të jashtëzakonshme, tortura drastike, tortura çnjerëzore”.

“Është thënë se numri i banorëve të përgjuar të komunës, do me thënë, të disa komunave, sillet deri në 140 mijë veta”.

“Është periudha më errët dhe më e vështirë për popullin e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës, është periudha e Rankoviqit”.

“Dikush tha që u kanë ngat Titos, atë, tha, e kishin qit”.

“E rrëzoi Tito, jo vetëm për shqiptarët, por e rrëzoi sepse ishte rrezikuar edhe froni i tij”.

“Duhet me llogarit se Serbia nuk është armik i sotit, as i djepit, por është i kahershëm”.

Janë të gjitha këto fjali të shkëputura prej dëshmive të ish-të burgosurve, familjarëve të të vrarëve ose prej dokumenteve arkivore që do t’i sillen për herë të parë opinionit, shkruan sot Koha Ditore.

Janë dhjetëra orë xhirime e qindra faqe dokumentesh të cilave u është hequr pluhuri prej regjisorit Fatmir Lama.

Një pjesë të tyre po i përmbledh bashkë me montazherin e KTV-së, Kreshnik Shala, për ta përgatitur promon e pjesës së tretë, “Rënia e Rankoviqit” të ciklit të dytë të dokumentarit hulumtues-faktografik, “Rrëfime për Kosovën”.

Image