Kulturë

Muzika e mbijetesës në Venezuelën kaotike

“Gjithçka këtu ndodh me të shtëna armësh”, më ka thënë dikush me të arritur në Caracas. Venezuela është në krizë, duke vuajtur nga mungesa e energjisë, ujit dhe dhuna e përhapur në rrugë.

Qendra Kërkimore në Venezuelë vlerëson se vendi ka numrin më të madh në botë të vrasjeve. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 4.5 milionë njerëz kanë lënë këtë vend që nga viti 2015. Kaosi është rritur së fundmi, pasi që lideri i opozitës, Juan Guaido – që njihet si presidenti i vërtetë i vendit nga më shumë se 50 shtete – ishte detyruar që të kalonte një barrikadë me policë për të pasur qasje në Asamblenë Kombëtare të Shtetit.

Por muzika nuk ka ndalon kur gjërat bëhen të vështira dhe Venezuela krenohet me kulturën e pasur e të llojllojshme që vazhdon të lulëzojë. Në realitet, skena e muzikës në vend është duke lulëzuar, që nga repi e deri te reggaeton, tropical indie e synth-pop. Popullata në Caracas është e re dhe niveli i energjisë i lartë.

Muzika e Venezuelës mbetet aq e larmishme sa gjeografia e saj. Në njërën anë kufijtë me Karaibet, në jug është Amazona, në qendër Los Llanos, fushat tropikale të vendit të kaubojve. Ka muzikë të fiseve indigjene, ndikimi i pasur nga banorët e Karaibeve, stilet reggae të afrikanëve dhe llanero, këngë emocionale të ngjashme me flamengo që luhen me harpë dhe kitare të vogla që quhen “quatros”. E këto janë vetëm stilet tradicionale. Sipas ligjit, radiot duhet që të luajnë 50 për qind këngë tradicionale ani pse kjo përqindje ndonjëherë mbulohet me këngë të reja të ndikuara nga folklori... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)