Kulturë

Pse po vonohet restaurimi i Xhamisë së Çarshisë

Mosvazhdimi i punimeve në Xhaminë e Çarshisë ka bërë që ajo të shkojë drejt shkatërrimit dhe keqpërdorimit, raporton KTV .

Ndonëse punimet për restaurimin e saj kanë filluar në vitin 2011, restaurimi i plotë duket larg nga përfundimi.

Banorët janë të frustruar me gjendjen, në të cilën është lënë objekti që e cilësojnë si simbol të pjesës së vjetër të qytetit.

Përderisa thonë se shpresojnë që restaurimi të përfundojë këtë vit, zyrtarët e Komunës së Prishtinës fajin për vonesat e vënë te moskryerja e punës nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Asnjë përgjigje për gjendjen dhe vonesat nuk e kanë dhënë në Ministrinë e Kulturës. Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se janë në dijeni të gjendjes dhe për këtë thonë se kanë lajmëruar edhe institucionet shtetërore.