Kulturë

Lajmet e Leo Freundlich mbi ditët e errëta të kombit shqiptar

Lajmet e Leo Freundlich mbi ditët e errëta të kombit shqiptar
Isa Boletini gjatë një takimi më 1916 me Leo Freundlich, botues austriak dhe kryeredaktor i “Korrespondencës shqiptare”.

Në fund të nëntorit 1912 Shqipëria shpalli pavarësinë, por një pjesë e madhe e kombit shqiptar mbeti jashtë kufijve të shtetit të ri. Në fazën e vështirë mes viteve 1912-1914 ish-deputeti socialist austriak Leo Freundlich luajti një rol të rëndësishëm në rizbulimin e Shqipërisë për opinionin e Europës së mesme dhe perëndimore. Nga viti 1913 ai ditë pas dite mblodhi lajme në viset shqiptare dhe e njoftoi një rreth të caktuar mbi situatën dramatike si pasojë e pushtimit serb të Kosovës dhe Maqedonisë. Këto lajme janë botuar në librin “Korrespondenca shqiptare”; libri është edituar nga Robert Elsie. Në vijim një përzgjedhje e lajmeve nga “Korrespondenca shqiptare” e Leo Freundlichut.

25 qershor 1913: Mbyllja e Zyrës Postare malazeze në Shkodër