Kulturë

Historia e pajtimit të gjaqeve shpaloset në Irlandë

Prishtinë, 5 mars – Në tubimet e pajtimit të gjaqeve, 30 vjet më parë, në krye me Anton Çettën, ata që deri atëherë ishin armiq, ia zgjatnin njëri-tjetrit dorën e pajtimit. Heronjtë e tubimit ishin ata që falnin, derisa jeta e dëshmitarëve të këtyre ngjarjeve u mishërua përgjithmonë me ato kujtime. Rrëfimet e tyre do të dëgjohen deri në Irlandë.

Ekspozita “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991”, e kuruar dhe hulumtuar nga Erëmirë Krasniqi, do të prezantohet në edicionin e 39-të të Bienales së njohur në Irlandë. Ka zënë vend në kuadër të programit mysafir të kuruar nga Merve Elveren.

Kuratorja Erëmirë Krasniqi rrëfen se si u iniciua ekspozita e organizuar nga Iniciativa për Histori Gojore, që u hap në Galerinë e Arteve në Pejë në vitin 2018.

Krasniqi thotë se pjesë e rëndësishme e ekspozitës janë audio-rrëfimet që shpalosin përjetimet e pjesëmarrësve të fushatës për pajtimin e gjaqeve.

Sipas Krasniqit, prezantimi në Bienalen e artit në Irlandë është i një rëndësie të veçantë.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)