Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Elvira Berisha Elvira Berisha 17 February 2020 11:44

Në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, të hënën është hapur ekspozita, “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.

Ekspozita, që hapet me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë, e dokumenton një shekull histori.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes kanë qenë përfaqësues nga Shqipëria, kryeshefi i arkivave të Kosovës dhe drejtori i muzeut, të cilët kanë folur për rëndësinë e saj.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 21 shkurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme