Kulturë

Skena muzikore vuan nga mungesa e kritikës

Prishtinë, 25 maj - Skena muzikore në vend përballet me mungesën e kritikës së mirëfilltë. Faktorë të ndryshëm janë numëruar të mërkurën në debatin me temën “Kritika muzikore sot” të organizuar në kuadër të edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës, “ReMusica”, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e personave të punësuar, posaçërisht për këtë punë nëpër mediumet vendore është një prej tyre. Përgatitja profesionale e gazetarëve të kulturës, të cilët janë të pozicionuar në rolin e raportuesve e jo të kritikëve, po ashtu bën që shkrimet, në këtë rast për koncertet, të mos jenë analiza, por më shumë raportime. Një tjetër faktor që ndikon në këtë mes është edhe fakti se komuniteti artistik në përgjithësi në Kosovë është i vogël dhe shpeshherë njohësit e fushës ngurojnë që të kritikojnë.

E njëjta situatë është edhe në Shqipëri (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni