Kulturë

Şenay Lambaoğlu me kuintet hapi edicionin e gjashtë të “Turkish Jazz Week”

Prishtinë, 25 maj - Zëri i saj i butë, gati melankolik, i transformon poezitë në këngë. Meloditë e nxjerra nga tradita takohen me tingujt e jazzit, për t’i dhënë formë një mënyre unike të interpretimit.

Şenay Lambaoğlu e zotëron skenën me hirin e një artisteje të vërtetë. Mes këngësh i drejtohet audiencës në gjuhën e saj: herë-herë për t’i prezantuar anëtarët e bendit që e shoqërojnë në interpretim, e nganjëherë për të dhënë shpjegime të shkurtra për atë që këndon. Në një sallë hoteli në kryeqytet, mbi 400 veta e dëgjuan muzikanten që ka marrë epitetin “poetja e jazzit”.

Dhjetëra veta qëndruan në këmbë, për ta shijuar rrugëtimin muzikor të muzikantes që njihet për riinterpretim të poezive e këngëve të autorëve të njohur, siç janë Omer Hayyami, Nazim Hikmeti, Ashik Veysel e të tjerë. I këndon jetës, dashurisë e “diçkaje tjetër” - që është edhe domethënia në shqip e titullit të albumit me të cilin erdhi në Prishtinë.

Lambaoğlu, të martën mbrëma, e hapi edicionin e gjashtë të “Javës së Jazzit Turk” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni