Kulturë

“Race Against Time” me gazetarin dhe vrasësit

Me librin “Race Against Time”, Jerry Mitchell kronikon rropatje të vonuara – shumë prej të cilave të nxitura prej punës së tij si gazetar – për të gjykuar dorasit e dhunës mbi baza racore në Alabama dhe Mississippi gjatë viteve ‘60m shkruan sot Koha Ditore.

Duke filluar nga vitet ’80, si reporter për Jackson, Miss., Clarion-Ledger, Mitchell vendosi t’i rihetonte rastet e vrasjeve të pazbardhura nga koha e të drejtave civile, duke përvijuar rrugë të vjetra, duke sipërfaqësuar dëshmi të reja si dhe duke botuar artikuj pas artikujsh.

Goditjet e tij gazetareske zbulojnë aftësinë e tij të çuditshme për të zhvatur disi me lajka deklarata inkriminuese nga të dyshuarit e mbrojtjes dhe vëzhgime kritike nga dëshmitarë jomiqësorë. Një përshkrim vivid, i shpejtë dhe i qasshëm i krimeve lemeritëse, “Race Against Time” përqendrohet në katër raste në të cilat raportimi i Mitchellit ka luajtur rol. Një prej tyre është vrasja e Medgar Eversit më 12 qershor 1963. Një prijës i palodhur i degës në Mississippi të Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë, Evers organizoi sprova ndaj shtypjes së Jim Crowit me çdo maskë të mundshme, një mision i guximshëm që e mbajti atë të zënë në shtetin më të prapambetur racial.

Natën vonë duke dalë nga vetura përballë shtëpisë së tij dhe duke mbajtur një tufë fanellash me mbishkrimin “Jim Crow Must Go”, ai u godit me pushkë dhe u përplas për tokë i mbytur në gjak. E shoqja dhe tre fëmijët e vegjël bënë atë që mundën për ta rehatuar në minutat e tij të fundit të jetës. Autoritetet e shtetit e gjykuan dy herë për vrasje Byron De La Beckwithin, një supremacist i bardhë faji i të cilit mbështetej prej dëshmish të forta.

Thuajse tre dekada më vonë, gjetjet e Mitchellit zbardhën që Mississippi Sovereignty Commission, një agjenci shtetërore pro-segregacionit, kishin mbështetur fshehtas mbrojtjen e De La Beckwithit që të ushtronte trysni tek zyrtarët për të marrë parasysh një tjetër gjykim. Më 1994, në një nga gjykimet e para në Jug – të kuptuara gjithandej si përpjekje për të shlyer të pabërat e dikurshme dhe për të nënvizuar përparimin racial në Jug – një juri e tretë (e para në këtë rast që përfshiu gjykatës me ngjyrë) përfundimisht e dënoi atë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)