Kulturë

HBO lanson trailerin zyrtar të sezonit të 7 të “Game of Thrones”

HBO zyrtarisht ka publikuar trailerin e sezonit të shtatë të serialit “Game of Thrones”, transmeton Koha.net.

Complex raporton se sezoni i shtatë është i parafundit në “Game of Thrones”, kurse pritet të ketë vetëm shtatë episode.

Ndërsa sezoni i tetë raportohet se do të ketë gjashtë sezone.

Më parë është konfirmuar se premiera e sezonit të shtatë do të jetë më 16 korrik.

“Është vetëm një luftë që ka rëndësi: Lufta e Madhe, dhe është këtu”, thotë Jon Snow.