Kulturë

Bekim Krasniqi, i verbër, lexon një faqe të librit “Qyteti në miniaturë”

Bekim Krasniqi, i verbër, i ftuar në Express të KTV-së, shprehi gëzimin e tij për botimin e një libri për të verbër, ku atyre më në fund, iu ofrohet mundësia që të dinë për monumentet kulturore në Prizren.

Deri tash, tha ai, vetëm janë munduar ta kenë një imazh nga ajo çka kanë dëgjuar.

Ai në Express lexoi një faqe të librit dhe bëri edhe identifikimin e objekteve aty.