Kulturë

Gjenerata e re e filmbërësve në Kosovë

Descriptive Text

Presioni i shoqërisë dhe ngufatja nga vetmia, janë disa prej temave që janë ekranizuar nga filmbërësit e rinj.

Potenciali i gjeneratës së re të regjisorëve të filmit e televizionit, u testua në Fakultetin e Arteve, me shfaqjen e gjashtë filmave. Këto projekte filmike, janë realizuar nga studentët e vitit të dytë, të klasës së profesorit Ismet Sijarina, raporton “Express” i KTV-së.

Filmbërësit e rinj flasin për temat që i kanë trajtuar në filmat e tyre.

Studentët e Regjisë thonë se për realizimin e filmave të tyre kanë pasur përkrahjen e aktorëve profesionistë derisa ndajnë vizionin e tyre për një karrierë filmike në Kosovë.

Regjisorja More Raça, asistente në Fakultetin e Arteve, flet për potencialin e gjeneratës së re të filmbërësve kosovarë, derisa shton se filmat e studentëve duhen shfaqur edhe në vende tjera.

Me këta filma, gjashtë studentët e Fakultetit të Arteve i janë nënshtruar provimit të semestrit të tretë.