Kulturë

Rrëfimi i James Bluntit për “You’re Beautiful”

Vinjeta: “Është portretizuar si një këngë romantike, por në fakt ta shpifë paksa. Është këngë për një djalosh – për mua – që nga lart nuk ia ndan sytë të dashurës së një djali”, thotë James Blunt, shkruan sot Koha Ditore.

James Blunt, këngëtar: U kam thënë shokëve të mi prejse isha katërmbëdhjetë vjeç se një ditë do të bëhem muzikant. Sa isha kapiten në ushtrinë britanike në Kosovë, kisha një kitarë brenda tankut tim. Pasi u largova nga ushtria, bëra disa demo për EMI dhe pastaj humba baraspeshën në motoçikletë dhe e theva kitarën që e kishte mbijetuar edhe një zonë lufte. Të gjithë shkriheshin së qeshuri. Nuk është e domosdoshme të thuhet, por nuk ia dola të arrija marrëveshje me EMI-n.

Një ditë prej ditësh isha në metro e Londrës dhe pashë një ish-të dashur me të dashurin e ri. Na u ndeshën shikimet, por thjesht kaluam njëri-tjetrin, dhe u ktheva në shtëpi e i shkrova fjalët “You’re Beautiful” brenda dy minutash. Shkova ta takoja mikun dhe tekstshkruesin e këngëve të mia, Sacha Skarbek, në Los Angeles, dhe me Amanda Ghostin, si bashkautore, e përfunduam këngën. Gjithnjë është portretizuar si këngë romantike, por në fakt mendoj se ta shpifë paksa. Është këngë për një djalosh (mua) që nuk ia ndan sytë të dashurës së një tjetri në metro. Por të gjithëve na rastis të kemi aso momentesh kur mëdyshesh: “Çka nëse do t’ia thosha ndonjë fjalë?”

E këndova në katin e 25-të të një dhome hoteli në një festival në Teksas. Linda Perry (këngëtare, kantautore dhe producente muzike) ishte aty dhe më tha se do të dëshironte ta këndonte me mua në labelin e saj të ri. Labeli më kërkoi të hiqja fjalë “fucking high” nga “You’re Beutiful”, u mundova goxha shumë, provova me “particularly high”, “especially high”! Eventualisht do ta këndoja si “flying high” në editimin për radio, por doja ta nxirrja versionin sikur e kisha lënë. Iu thashë atyre: “I was fucking high!”

Kënga ka një fillim të rrejshëm. Këndoj “jeta ime është e përkryer” dy herë, që është një hajgare e vogël, por mendoj se në atë gjendjeje mëdyshëse, qysh do që do ta kisha humorin e qejfin, jeta përnjëmend më dukej se po më shkonte fjollë. Madje edhe metroja m’u duk botë me ngjyra.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)