Kulturë

“American Dirt” për kufijtë dhe shpresën e shembjes së mureve

Në njërin prej momenteve të shumta rrëqethëse në veprën e re të Jeanine Cumminsit, “American Dirt”, protagonistja Lydia, pronare e një librarie, më në fund e kupton të vërtetën, shkruan sot Koha Ditore.

Lydia dhe i biri i saj tetëvjeçar, Luca, janë duke ikur prej shtëpisë së tyre në Acapulco të Meksikës, pasi që vrasës të një karteli droge ua kanë marrë jetën gjashtëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tyre. E traumatizuar dhe e dëshpëruar, Lydia e bën gati një plan të rrezikshëm arratisjeje: Ajo dhe Luca do të maskohen si emigrantë dhe do të tentojnë ta kalojnë kufirin, për të hyrë në Arizona.

Teksa ajo hulumton se çfarë do t’i duhet për ta mbijetuar këtë udhëtim, Lydia më në fund e kupton se ajo dhe Luca nuk janë duke u shtirur. Ata janë “njëmend emigrantë”.

“Tërë jetën ajo kishte ndier keqardhje për këta njerëz të gjorë”, shkruan Cummins. “Ajo pyetej me një ndjenjë rehatie për vete, se sa të rënda duhej të ishin kushtet e tyre, pavarësisht prej nga vinin, duke e konsideruar ikjen opsionin më të mirë”.

Këto qëndrime të Lydias paraqesin provokim të qëllimshëm të autores, e cila dëshiron që lexuesit t’i kuptojnë pasojat humanitare të politikave të dështuara amerikane të imigrimit.

Pavarësisht se a ia del të riformësojë qëndrimin e lexuesve, “American Dirt” – kronikë e udhëtimit të mundimshëm dhe të rrezikshëm të Lydias dhe Lucas – pritet të jetë një prej veprave më të dalluara të fiksionit sivjet.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)