Kulturë

“Fija prej argjendi...” lidh rrëfimet për filigranin

Eksperiencat dhe aventurat në Kosovë, që nga viti 2006 kanë qenë inspirim për aktivisten e shkrimtaren angleze, Elizabeth Gowing.

Përgjatë një dekade ajo është bërë ambasadore e kulturës kosovare jashtë vendit. Ka shkruar katër libra që lidhen Kosovën, e cila për të ka kohë që është shndërruar në shtëpi, shkruan sot “Koha Ditore”. I fundit është “The Silver Thread: A Journey Through Balkan Craftsmanship”, i cili tashmë ka dalë në treg.

të bëjë me zanatin e filigranistëve, një mjeshtri unike që rrezikon të zhduket. Siç edhe mund të përkthehet titulli i librit të saj, “Fija prej argjendi: një udhëtim nëpër zejen e Ballkanit”, ajo kërkon gjurmët e filigranistëve. Por dhe më shumë sesa kaq.

Gowing, e cila krahas punës së saj me organizatën joqeveritare “The Ideas Partnership” mëton që të adresojë sfidat në ambient, edukim dhe trashëgimi kulturore në vend, përmes projekteve të ndryshme njëherësh përkrah komunitetin rom, ashkali e egjiptian në Fushë-Kosovë.

Pikërisht këto eksperienca ajo deri më tani i ka ndarë me audiencën angleze duke iu mbajtur ligjërata të ndryshme prej se ka nxjerrë në botim librin e saj të parë, “Travels in Blood and Honey: becoming a beekeeper in Kosovo” në vitin 2011. Thotë se gjatë këtyre viteve nëpërmjet rreth 140 ligjëratave, për Kosovën u ka treguar rreth 10 mijë vetave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.